Ndryshimi i trajnerit nuk kreu punë për Tunizinë. Pas humbjes 5:1 nga Suedia, përfaqësuesja afrikane u mposht 4:0 nga Japonia. Ndeshja u zhvillua në Guadalupe të Meksikës, në mëngjesin e së dielës, sipas kohës në Kosovë.
Japonia shënoi fitore pas barazimit 2:2 me Holandën në xhiron e parë. Dhe e ka bërë garën në Grupin F të Botërorit shumë interesante. Holanda e Japonia tani i kanë nga katër pikë, ndërsa Suedia i ka tri. Tunizia është pa pikë dhe eliminohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 25 qershor janë ndeshjet Japonia – Suedia dhe Tunizia – Holanda.
Pas humbjes nga Suedia, federata algjeriane e shkarkoi Sabri Lamouchin nga posti i selektorit dhe në vend të tij angazhoi Herve Renardin.
Daichi Kamada shënoi që në minutën e katërt për Japoninë. Ayase Ueda i shtoi dy gola, në minutën e 31-të dhe të 83-të. Ndërkohë Junya Ito shënoi gol tjetër në minutën e 69-të.