Ish-ambasadori serb, Nebojsha Vujoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i gatshëm ta njohë Kosovën si shtet vetëm për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke komentuar vizitën e fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Washington, Vujoviq ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka informuar udhëheqësin e diplomacisë serbe për një marrëveshje sekrete për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjuriq ishte ftuar në Washington që Rubio, në emrin e Qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump, ta informojë për një marrëveshje sekrete dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriqit në Washington. Çdo ditë, hap pas hapi, Serbia po i afrohet formalizimit dhe njohjes së Kosovës si shtet të pavarur”, ka thënë Vujoviq për agjencinë “Beta”. “Duke nënshkruar një marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës, Trumpi do të arrinte një sukses të madh, ndërsa njëkohësisht do t’i jepte një goditje Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Në anën tjetër, kjo i përshtatet Vuçiqit sepse do të blinte kohë për vete që të mbetet në pushtet. Me këtë, Vuçiqi do të merrte një pëlqim të heshtur për mbylljen e mediave të pavarura, ndërsa do të shtyhej edhe vendosja e sanksioneve amerikane për shkak të korrupsionit, manipulimit të zgjedhjeve dhe mosrespektimit të sundimit të ligjit, sipas Ligjit mbi demokracinë në Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Kongresi amerikan”.
Sipas Vujoviqit, vizita e Gjuriqit në SHBA tregon ngecjen për mbijetesë të regjimit në Beograd. Ai ka thënë se edhe integrimi i sistemit paralel serb arsimor e shëndetësor në sistemin e Kosovës, tregojnë për “braktisjen e Kosovës” nga Vuçiqi.
Një ditë më parë, Marko Gjuriq njoftoi për takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ai në “X” tha se me SHBA-në po punojnë bashkë për ta bërë 2026-tën “vit të rëndësishëm për marrëdhëniet Serbi-SHBA”.
Vujoviq ka qenë ambasador i Serbisë në SHBA.