Ai ka thënë se ftesa për dëgjim publik është dërguar shumë vonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJakaj ka thënë se Rregullorja e Kuvendit e specifikon se ftesa për dëgjim publik për një projektligj duhet të dërgohet 5 ditë para mbajtjes, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur në këtë rast, pasi ftesa është dërguar vetëm 24 orë para mbajtjes së dëgjimit.
“Shkelja është evidente, kemi shkelje të paragrafit 7 të nenit 88 të Rregullores së Kuvendit”, ka theksuar ai.
Sipas tij dëgjimi është organizuar nga Komisioni për Legjislacion, mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, vetëm sa për të përmbushur formalisht një kërkesë, por jo për diskutime përmbajtjesore.
Jakaj ka theksuar se edhe kur është hartuar Projektligji në Qeveri nuk ka pasur konsultime publike për të.
Sa i përket përmbajtjes së Projektligjit Jakaj ka thënë se kanë kërkuar që në të të përcaktohet që drejtori dhe anëtarët e Byrosë të zgjidhen më shumicën e votave të të gjithë deputetëve dhe jo me shumicë të thjeshtë.
Jakaj ka thënë se kanë kërkuar që edhe në Gjykatën e Apelit të themelohet një divizion pasi sipas tij tani ka divizion të specializuar për këto raste vetëm në Gjykatën Themelore.
“Si IKD kemi kërkuar që barra e provës të mos kalojë automatikisht te pala vetëm me dorëzim formal të propozimit, por edhe të por vetëm pasi që Byroja ta dëshmojë që ekziston një pasuri e pajustifikueshme”, është shprehur Jakaj.
Kuvendi më 17 prill e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshëm.
Ligjvënës të PDK-së kanë shprehur vërejtje te Projektligji që nga emërtimi i tij deri te përmbajtja.
Deputeti Përparim Gruda ka thënë se projektligji ka në emërtim konfiskimin, ndonëse Byroja nuk do të konfiskojë, ndërkaq për përmbajtjen e dokumentit ka munguar konsultimi publik, sipas tij.
“Nëse ne i japim shanse Kuvendit që mes dy leximeve të bëjmë një konsultim publik, mund t;i adresojmë këto. Sot PDK-ja do të abstenojë për ta dhënë një shans. Nëse vërejtjet nuk adresohen ne nuk mund ta kalojmë këtë ligj sepse vërejtjet që përmenda janë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Gruda.
Vërejtje kanë dhënë edhe deputetë të LDK-së dhe AAK-së, sipas të cilëve, nisma ligjore është iniciuar edhe për efekt elektoral.
“Sot pyetja nuk duhet të jetë a jemi për a kundër por duhet të jetë a jemi për një byro që funksionon sipas Kushtetutës apo për një byro që rrezikon të maltretojë të pafajshmit, vetëm për diskurs publik elektoral”, ka thënë deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Xhelili.
Kritika ka shprehur edhe deputeti Besnik Tahiri nga AAK-ja.
“Është ka shihet siç tha Glauku, është ka shihet prej aeroplani që është ka ndërtohet një program politik për zgjedhjet e ardhshme që u ndërlidh me pagën e 13, me pakon 200 milionë, me Byronë, që janë zotime tuaja që keni dështu me i pru”, ka thënë ai.