Arbëri

Japin betimin dy këshilltarët e rinj të Kuvendit të Podujevës

Foto: Ilustrim

Dy këshilltarë të rinj të Kuvendit të Podujevës kanë dhënë betimin në mbledhjen e së hënës.

Pajtim Balaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka zëvendësuar ish-shefin e Grupit të këshilltarëve të kësaj partie Fitim Hazirin, i cili sot ka dhënë betimin si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Mimoza Abdullahu nga Partia Demokratike e Kosovës e ka zëvendësuar këshilltaren e deritashme të kësaj partie Floretë Zejnullahu, e cila po ashtu është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.