Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jep dorëheqje kryetarja dhe kryesia e Listës GUXO në Deçan

Rabije Haklaj

Faton Peci, Rabije Haklaj dhe Donika Gërvalla

Kryetarja e degës së Listës Guxo në Deçan, Rabije Haklaj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj së bashku me kryesinë e degës, duke u tërhequr nga të gjitha strukturat e partisë, në një mbledhje të mbajtur më 8 mars.

Në një shkrim në Facebook, Haklaj ka thënë se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga kryesia e degës dhe lidhet me zhvillimet e fundit rreth çështjes së rizgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, dega e Guxo në Deçan është zhgënjyer nga qëndrimi i partnerit të koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje, për mosmbështetjen e Osmanit për një mandat të dytë si presidente. Ajo theksoi se, sipas tyre, kishte një zotim politik që Osmani të vazhdonte në këtë post.

Haklaj gjithashtu kritikoi edhe drejtuesit e Lista Guxo, duke thënë se strukturat e partisë nuk janë konsultuar për qëndrimin lidhur me këtë çështje dhe se vendimi është mësuar përmes mediave.

Ajo bëri të ditur se me këtë vendim dega e Guxo në Deçan ndërpret çdo funksion dhe aktivitet brenda partisë, duke shtuar se politikisht do të vazhdojnë të qëndrojnë krah presidentes Osmani.

Kjo dorëheqje pason atë të deputetit Haxhi Avdyli, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga Lista Guxo pas siç ka thënë nisjes së fushatës linçuese ndaj Osmanit.