Arbëri

Jetmir Haziri emërohet drejtor i ARC-së

MPB

Jetmir Haziri është emëruar drejtor të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të enjten nga Qeveria në detyrë.

Sipas vendimit mandati i tij do të jetë katër vjeçar.

Deri në emërimin e Hazirit drejtor, ushtrues detyre i drejtorit të kësaj agjencie, që ka për detyrë administrimin e të dhënave civile dhe dokumenteve personale për qytetarët, ishte Blerim Camaj.