Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Humb jetën një 22 vjeçar në një aksident në Vushtrri

aksident

Foto: Ilustrim

Një 22 vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në zonën e Vushtrrisë

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në aksident u përfshinë një motoçikletë dhe një automjet, ndërkaq si pasojë e lëndimeve, ka humbur jetën 22 vjeçari i cili po e drejtonte motoçikletën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.