Kandidati i listës GUXO për kryetar të Komunës së Gjilanit, Ilir Poroshtica, ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara zgjedhore. Ai ka thënë se vendimi vjen pas “shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare”, duke e cilësuar tërheqjen si arsye personale.
“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit”, ka shkruar Poroshtica në Facebook.
Ai gjithashtu bëri të ditur se, përveç dorëheqjes nga gara, ka dhënë dorëheqje edhe nga anëtarësia në GUXO dhe nga çdo pozicion partiak. Megjithatë, ai u zotua se do të vazhdojë të kontribuojë në shoqëri, siç ka bërë edhe më herët.
“Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht. Me shumë keqardhje për votuesit”, theksoi ai.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 13 tetor.