Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim.
Sipas njoftimit të KEK-ut, punime janë kryer në riparimin e sistemit gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a) njofton opinionin se Njësia A4 e TC Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim. Startimi i njësisë, në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa procesi i sinkronizimit është realizuar me sukses rreth orës 09:00”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën e e 6 majit, KEK-u njoftoi për ndalimin e njësisë A4 si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, konkretisht në zonën e tejnxehësit.
Po ashtu u bë e ditur se një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve të munguara të energjisë po sigurohen nga Shqipëria.