Komuna e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të dy shtyllave elektrike në rrugën “Isa Kastrati”, KEDS-i është detyruar të ndërpresë përkohësisht furnizimin me energji elektrike në atë zonë.
Ndërprerja do të zgjasë rreth 4 orë.
“Ju njoftojmë se, për shkak të dëmtimit të dy shtyllave elektrike në rrugën “Isa Kastrati”, KEDS është detyruar të ndërpresë përkohësisht furnizimin me energji elektrike në këtë zonë. Ndërprerja e energjisë elektrike pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë, deri në sanimin e plotë të dëmit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Policisë së Kosovës dhe KEDS-it janë duke punuar intensivisht për zgjidhjen e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në Facebook.