Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koci: Zgjedhja e presidentit nga populli koncentron të gjitha pushtetet te një parti

Melazim Koci

Politologu Melazim Koci ka thënë se zgjedhja e presidentit direkt nga populli nuk është domosdoshmërisht më e mirë se metoda aktuale, që kërkon kuorum prej 80 deputetësh në dy rundet e para.

Sipas tij, një opsion i tillë do t’ia mundësonte koncentrimin e të gjitha pushteteve te një parti. Ai ka thënë se në raste të tilla, partia që ka numrin më të madh të deputetëve ka avantazh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fakti që kërkohet të zgjidhet me votë direkt nga popullata jo domosdoshmërisht është më e mirë se kjo që kemi tani, prej 80 votash si kuorum. Kuorumi është bërë në mënyrën më të mirë. Është ndër margaritarët e Kushtetutës. Fuqizon pozicionin e opozitës. E detyron shumicën të bëjë kompromis dhe jo t’i marrë të gjitha pushtetet. Ky është funksioni i kuorumit. Për kompromis politik. Nuk do të thotë se zgjedhja për president me votë të popullit, automatikisht sjell zgjidhjen më të mirë. Sepse kush do të fitojë në ato zgjedhje? Rëndom fitojnë partitë që janë në pushtet, që e kanë shumicën. Pra bëhet koncentrim i pushteteve në një parti”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Të enjten, presidentja Vjosa Osmani çoi në Kuvend ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjidhet me votë direkt nga populli. Këto amendamente janë në pritje që 15 vjet.

Lexo përditësimet tjera
LIVE-Konfront: Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit

Konfront: Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit