Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kongresistët republikanë mirëpresin iniciativën që Kosova t’ia heqë SHBA-së tarifat

Donald Trump

Foto: Associated Press

Kongresistët republikanë Carlos Gimenez dhe Keith Self kanë lavdëruar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani drejtuar qeverisë për heqjen e tarifës ndaj importeve të produkteve të SHBA-së, duke theksuar se shembullin e Kosovës duhet ta ndjekë edhe Evropa.

“Faleminderit, zonja presidente! Kjo po pranohet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj”, ka shkruar Gimenez në rrjetin social X.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe kongresisti tjetër nga radhët e republikanëve, Keith Self, mirëpriti kërkesën e presidentes Osmani, duke thënë se ky është mësim i jashtëzakonshëm.

“Ky është një mësim i jashtëzakonshëm në lidership për partnerët tanë evropianë që duhet ta marrin parasysh”, është shprehur ai në X.

Presidentja Osmani i ka kërkuar sot qeverisë të pezullojë tarifat për produktet amerikane duke thënë se një gjë e tillë do të hapte mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë.

“Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-ShBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur”, ka shkruar ajo në X.

Kërkesa e saj ka shkaktuar reagimin e ashpër nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, i cili tha se tashmë kanë shqyrtuar një gjë të tillë dhe se “kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2 prill nënshkroi vendimin për tarifa ndaj pothuajse dyqind vendeve botërore, përfshirë Kosovën e Shqipërinë prej 10%.