Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca për takimin Kurti-Vuçiq: Kosova s’ka në rend dite kurrfarë asociacioni

Glauk Konjufca

Foto: Alban Bujari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nga takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk pret diçka të rëndësishëm dhe esenciale. 

Ai ka deklaruar se nuk pret që Serbia ta zbatojë Marrëveshjen Bazë dhe se Kosova nuk ka në rend të ditës Asociacionit.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk pres nga Serbia që ajo do të zbatojë marrëveshjen bazike. Kurrfarë asociacioni nuk është në rend të ditës për Republikën e Kosovës njëherë për njëherë”, ka theksuar Konujfca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. 

Kurti e Vuçiq do të takohen në Bruksel të mërkurën e kësaj jave. 

Sipas Qeverisë së Kosovës, në fokus kryesor ky takim do ta ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara.