Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Kurti 1 ishte rrëzuar me një plan nga partitë tjera në vend, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma.
Por, sipas Konjufcës, për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 ka pasur një “plan nga PLAN-i”.
“Për shkak të modelit të qeverisjes që e kanë pas, unë pak i kam dalluar pse ju dallon logoja e partisë, edhe pse kanë shkronja të ndryshme. Bile kur ndodhi ai rrëzimi i Qeverisë Kurti 1, ai ka qenë një plan. E pikërisht pse ka qenë plan i këtyre të gjithëve dhe pikërisht pse u bënë një parti, edhe pastaj akronimet u bënë përnjëmend PLAN, PDK, LDK, AAK, Nisma, plan - P L A N”, ka thënë Konjufca në një tubim të Vetëvendosjes në Kaçanik kur është pyetur nga një qytetar se cilën parti e sheh si “kundërshtaren më të keqe”.