Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pret të premten në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, që kur ka marrë detyrën në vitin 2024.
Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.
Kos pati planifikuar vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të dekretit të nxjerrë nga presidentja e atëhershme Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.