Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kos sot në Prishtinë, takon Haxhiun e Kurtin

kos haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë pritur në takim sot, 15 maj, komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Pas takimit me Kurtin do të kenë konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, që kur ka marrë detyrën në vitin 2024.

Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos pati planifikuar vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të dekretit të nxjerrë nga presidentja e atëhershme Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.

Foto: Driton Paçarada