Arbëri

Kosova dhe Belgjika diskutojnë për thellim të bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri

Presidentja Vjosa Osmani në takim me ministren e Drejtësisë të Belgjikës, Annelies Verlinden dhe atë të Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt

Zyra për Media e Presidencës ka njoftuar se në takimin e së martës midis presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Drejtësisë të Belgjikës, Annelies Verlinden dhe asaj të Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, është diskutuar për bashkëpunim në fushën e drejtësisë, sigurisë, sundimit të ligjit, si dhe për procesin e integrimit evropian e bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në njoftim thuhet se Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës dhe ka theksuar se Belgjika mbetet një nga partneret më të besueshme dhe më parimore të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Osmani theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke nënvizuar se institucionet e vendit janë plotësisht të përkushtuara në zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien. Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës janë ndër më proevropianët në kontinent dhe se heqja e masave të BE-duhet të ndodh sa më shpejtë dhe se do të ishte një hap i drejtë për rimëkëmbjen e besimit dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, në raport me rrugën e Kosovës për integrim në BE, Osmani thuhet se ka shtruar nevojën që Belgjika ta marrë rolin udhëheqës për ta shtyrë përpara aplikimin e Kosovës në BE.

Sipas Osmani, bashkëpunimi i ngushtë në mes Kosovës dhe Belgjikës në drejtësi, siguri dhe mbrojtje është model i partneritetit evropian që forcon paqen, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët.

Lexo përditësimet tjera
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar të martën ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, si dhe ministren e Azilit, Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt

Belgjika synon marrëveshje për burgjet me Kosovën, Osmani takon dy ministre

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar të martën ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, si dhe...