Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri të premten paradite ka pranuar 21 mijë e 378 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas njoftimit të KQZ-së prej këtyre kërkesave janë aprovuar 9 mijë e 149, ndërsa 1 e 37 të tjera janë refuzuar dhe 11 mijë e 187 janë në pritje për shqyrtim.
“Nga 9,149 aplikime të aprovuara, 2,284 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 239 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 6,626 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Para fillimit të periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, KQZ ka miratuar listën e Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike dhe ka caktuar numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor. Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit është 66,450.
Kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar. Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.
Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit ka filluar më 6 dhe përfundon më 17 maj.