Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, ka thënë se aleatët e kanë problem komunikimin me "Qeverinë për shkak të qasjes enveriste të formacionit politik që e përbën ekzekutivin aktual".
Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Kullashi ka thënë se ndikimi i “shkollës enveriste” ka bërë që partia në pushtet “ta mbrojë sovranitetin me anë të izolimit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aspekti historik është i rëndësishëm, ky është i vetmi formacion politik (Lëvizja Vetëvendosje) i cili gjatë viteve është deklaruar kundër intervenimeve të NATO-s. Militantët janë edukuar me kundërshtinë dhe formulat dihen, anti-imperializmi etj. Ndikimi është i shkollës enveriste, ideologjisë enveriste, modeli i asaj shkolle ka qenë bunkeri, mbrojtja e sovranitetit me bunker. Këtu ka rezonanca në mes. Por, bota e sotme është krejt tjetër prej botës së Enver Hoxhës. Është hera e parë që kryeministri nuk ftohet prej homologëve, ata e kanë parë që është e vështirë të komunikohet me të. Ekziston një mungesë e vullnetit të përvetësimit të njohurive”, ka thënë ai.
Sipas tij, izolimi i vendit po shkon duke u thelluar, teksa marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë prishur në skajshmëri.
“Nëse ne e injorojmë faktin e rëndësisë dhe peshës që këto vende aleate e kanë sot e tutje këtu, mos harrojmë që janë ato shtete që e kanë çliruar Kosovën. Sovranitetin e garantojnë fuqitë e mëdha. Problemi është te komunikimi me përfaqësuesit diplomatikë dhe shtetërorë të këtyre vendeve. Kosova sot shkon kah izolimi, izolimi vetëm shkon e thellohet. Ata (ndërkombëtarët) e kanë problem komunikimin me Qeverinë. Ky është një problem serioz. Kurti në skajshmëri i ka prishur marrëdhëniet me aleatët”, është shprehur ai.