Arbëri

Kurti do ta presë Von der Leyenin në hapësirat e Kuvendit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit nuk është bërë e ditur se pse ky takim nuk do të zhvillohet në objektin e Qeverisë.

Por në gusht ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e pati informuar Qeverinë në detyrë se zyrtarët e bllokut evropian nuk do të takohen në ndërtesat qeveritare derisa ekzekutivi të jetë me mandat të plotë. Në letrën e tij, ishte thënë se vendimi është marrë pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme në fund të qershorit, që pati hedhur poshtë një vendim të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke konstatuar se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

KOHA ka dërguar pyetje në ZKM për sqarime, por ende nuk ka marrë përgjigje. 

Takimi do të mbahet nga ora 14:05.

Lexo përditësimet tjera
Ursula von der Leyen

Von der Leyen viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë vizitë në Kosovë të mërkurën.Gjatë...