Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv heqjen e vizave me Izraelin, i cili u bë shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.
Të martën në Prishtinë, në takim me ministrin e Brendshëm izraelit Moshe Arbel, Kurti ka thënë se marrëdhëniet me Izraelin po vazhdojnë të zgjerohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryeministri Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila do të nënshkruhet sot mes dy shteteve tona për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët tanë, i cili vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen. Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit. U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Sipas njoftimit, Kurti përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren “projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.
“Në përfundim të takimit, ai falënderoi ministrin Arbel për vizitën dhe bisedën e frytshme”, vijon njoftimi.
Arbel më herët u takua edhe me ministren e Jashtme Donika Gërvalla.