Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti me drejtoreshen e NATO-s për Operacione flasin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

Kurti - Hallengren

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshen e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën kanë diskutuar për rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se Kurti po ashtu ka folur për mundësitë që pjesëtarët e FSK-së të ndjekin trajnime ushtarake edukuese dhe profesionale në institucionet e aleancës veriatlantike. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim. 

Ndërsa Hallengren thuhet se ka vlerësuar vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gazë.