Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se në mbledhjen e parë të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të vendoset që paga e 13-të për punonjësit e administratës publike të dalë në fillim të vitit.
Në një vizitë në Telekom për fundvit, Kurti ka thënë se kjo varet edhe nga shpejtësia e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pro të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit. Në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër. Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Por në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, u përgjigj Kurti në pyetjen e gazetarëve.
Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje fituan rreth 50 për qind të votave më 28 dhjetor dhe vetëm me një pjesë të komuniteteve pakicë mund ta formojnë qeverinë, pa nevojë për koalicion me partitë shqiptare.