Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të nisë diskutimet me subjektet e tjera politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit, menjëherë pas përfundimit të disa proceseve prioritare në Kuvend.
Kuvendi e ka obligim ta zgjedhë presidentin deri më 4 mars, një muaj para se Vjosa Osmanit t’i përfundojë mandatit.
Ai theksoi se pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, vendi ndodhet në fazën e tretë institucionale, që përfshin votimin e buxhetit për vitin 2026 dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“E pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimi i buxhetit 2026 dhe i marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e Presidentit”, ka deklaruar Kurti.
Qeveria po përpiqet që të aranzhojë sot një seancë ku do të votohej buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare.