Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takohet me kryeministrin e shtetit që s’e njeh Kosovën, bisedojnë për rritje të bashkëpunimit

Kurti -  Pashinyan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Jerevan me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan. Armenia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. 

Takimi i Kurtit me Pashinyanin ishte në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”. Kurti e ka ftuar Pashinyanin për vizitë në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në margjinat e samitit të 8-të të EPC-së në Jerevan, pata një takim bilateral produktiv me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan. Diskutuam për një numër te temave me interes të përbashkët që lidhen me çështjet aktuale globale, si dhe për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në nivel evropian. Duke e falënderuar Qeverinë e Armenisë për mikpritjen e ngrohtë, u pajtuam që më tepër t’i zhvillojmë marrëdhëniet, dhe ta rrisim koordinimin dhe bashkëpunimin dypalësh në fushat me interes të përbashkët. Pres me padurim të takohemi sërish dhe ta mirëpresë në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Për takimin ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit. 

“Në takim, Kryeministri Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Armenisë dhe Kosovës, si dhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”. Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore. Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.