Kuvendi i Shqipërisë është targetuar nga sulmet kibernetike prej hakerëve të quajtur “Homeland Justice”, të cilët janë të mbështetur nga Irani, ka raportuar “A2CNN”.
Raportohet se ata kanë sulmuar postën elektronike të Parlamentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“AKSK-ja ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë. Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Në rrjetin social Telegram, hakerët e mbështetur nga Irani kanë publikuar përmbajtje nga e-mail adresat e Belinda Ballukut, Damian Gjiknurit, Gezmend Bardhit dhe Edi Palokës.
Për herë të fundit, hakerët kishin sulmuar duke nxjerrë jashtë funksionit faqet web të Bashkisë Tiranë dhe Institutit të Statistikave.
Në vitin 2022, disa grupe të sofistikuara hakerësh mbështetur nga shteti i Iranit sulmuan shërbimet online në Shqipëri. Këto u bënë shkak që qeveria shqiptare të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit, duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik.