Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë nuk i hap rrugë arrestimit të Ballukut

Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar të enjten kundër kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku që do t'i hapte rrugë arrestimit të saj. Në seancë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. 

Pas prezantimit të dy raporteve në seancën plenare nga përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës – Ulsi Manja për Partinë Socialiste dhe Oerd Bylykbashi për Partinë Demokratike – kërkesa u hodh në votim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultati përfundimtar ishte 82 vota kundër dhe 47 vota pro heqjes së imunitetit, duke bërë që kërkesa e prokurorisë të rrëzohet.

Seanca plenare kishte në fokus shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila ishte dorëzuar në Kuvend që më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Paralelisht me zhvillimet brenda parlamentit, opozita organizoi protestë para ndërtesës së Kuvdenit.

Gjatë debatit parlamentar u paraqitën qëndrime të kundërta politike. Socialistët argumentuan se Balluku nuk mban më funksione ekzekutive në qeveri dhe se hetimet e SPAK-ut mund të vazhdojnë pa masën e arrestit me burg.

Ndërkaq, opozita paralajmëroi se ekziston rreziku që ajo të ndikojë te dëshmitarët ose të ndërhyjë në provat e hetimit.

Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, akuzohet nga SPAK-u për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Akuza lidhet kryesisht me procedurat e tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një projekt i madh infrastrukturor në jug të Shqipëri. Sipas prokurorisë, dyshohet se gjatë procesit të tenderimit është favorizuar një kompani, duke mos u trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në garë.

Përveç tunelit të Llogarasë, hetimet lidhen edhe me disa projekte të tjera rrugore në zonën e Tiranës, si segmentet sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë dhe disa lote të Unazës së Jashtme të Tiranës.