Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është fatkeqësi që kjo po ndodhë që 8 muaj, duke aluduar në bllokimin e institucioneve.
Duke përmendur propozimet e Kurtit për kabinet qeverisës ai ka thënë se: “është e pamjaftueshme largimi institucional i Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit”.
“Është hap i mirë, por i pamjaftueshëm. Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik dhe ai duhet të japë dorëheqje sepse është dëm i madh për Kosovën”, tha Limaj, pas seancës. “Ne sot kemi shkuar në Parlament kur ka parashtresë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai duke shtuar se ka dyshime nëse Kuvendi është i konstituuar.
Ka thënë se ka abstenuar dhe do të jenë konsistent në qëndrimin e tyre.
Limaj ka thënë se janë treguar të hapur që nga fillimi.