Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK dhe AAK publikojnë listat për zgjedhjet e 7 qershorit

Balotazhi - 9 nentor

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëri të Kosovës kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. 
Bartëse e listës së LDK-së është ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në Top 10 në listë nuk janë emrat si Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami.  Hoti do të mbajë numrin 11 e Bajrami 12. Në krye të listës është Vjosa Osmani, teksa numri dy do të jetë Lumir Abdixhiku. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët”, ka shkruar Hoti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale. Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë.  Kauza ime është Kosova shtet i fortë dhe këtë kauzë mund ta çojë përpara vetëm LDK-ja, me njerëzit e saj, LDK-ja që i mbron parimet e veta dhe nuk harron pse ekziston”, ka shkruar Bajrami në Facebook. 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka proklamuar “bashkimin e madh”. Në listë është kthyer Osmani dhe me vete ka sjellë edhe disa emra nga ish-partia e saj Guxo.  Por, "bashkimi  i madh" ka hasir në rezistencë nga brenda LDK-së. Të hënën dega e LDK-së në Podujevë e nominoi ish-kryetarin e Podujevës, Agim Veliu, si kandidat për deputet. Por, Veliu nuk e pranoi numimin ndërsa kritikoi Abdixhikun. 

E kritika të martën ka pasur edhe Melihate Tërmkolli. 

“Dmth, unë Melihate Tërmkolli, ndër të parët e LDK-s, në temele të saj e para saj, me një jetë të tërë plot sakrifica, punë e kontribute për liri e shtet, me plot rreziqe jetësore në të gjitha fazat politike, gjithherë me qëndrime të qarta politike kombëtare, me punu sot për zuzen e sorosave që e kanë grabitë LDK-n, për Lulmira, Vjosa, e krejt udhëheqjen e saj, për tuxharitë e multi milionat e tyre a?! E valla jo!” – ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Te AAK-ja bartës i listës është Ardian Gjini, ndërsa Ramush Haradinaj garon me numrin 11. Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave nga partitë politike. 

Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se s'do të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit. 

Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës ende s'i kanë publikuar listat. Te Partia Demokratike e Kosovës ia kanë mbyllur derën që të përfshihet në këto zgjedhje në listën e saj Fatmir Limaj apo anëtarë tjerë të Nismës Socialdemokrate. 
Partia Socialdemokrate në këto zgjedhje do të garojnë me gjashtë kandidatë. 

Publikohet lista e LDK-së, Hoti e Bajrami jashtë dhjetëshes

1 o. më parë / 12 maj 2026 23:05
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në krye të listës është Vjosa Osmani, teksa numri dy do të jetë Lumir Abdixhiku. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.

Jashtë dhjetëshes kanë mbetur ndër deputetët më të votuar të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit - Avdullah Hoti është renditur i 11-i, ndërsa Hykmete Bajrami e 12-a.

AAK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë

1 o. më parë / 12 maj 2026 22:54
Ramush Haradinaj AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është bërë partia e parë që ka publikuar listën e deputetëve për zgjedhjet e 7 qershorit.

Siç edhe njoftoi së fundmi kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, bartës i listës do të jetë Ardian Gjini. Ndërsa, vet Haradinaj në këto zgjedhje, do të garojë me numrin 11.

Numri dy në listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie është Besnik Tahiri.

Pjesë e listës për kandidat do të jetë sërish Agim Çeku.

Në garën për deputet nga kjo parti do të jetë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.