Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, pasi kjo e fundit në përplasjen virtuale me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, teksa e akuzoi për gjendjen e kryeqytetit, tha se e mbajnë në këmbë rrënjët e krimit apo “samilushtakëve me horra të tjerë”.

Lushtaku në reagimin e tij tha se i vetmi grup kriminal për të cilin duhet të jepet llogari është vetë Mihali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e quajti si një person me angazhim të dyshimtë dhe e pyeti me çfarë misioni është në Kosovë.

“Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje? Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë? Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa? Kush të financon ty? Çfarë misioni ke në Kosovë? Për kë punon ti? A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?”, ka shkruar mes tjerash Lushtaku në Facebook.

Mihali e ka përmendur Lushtakun edhe në një postim tjetër në faqen e saj në Facebook, teksa e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se po i shërben Partisë Demokratike të Kosovës për të bllokuar institucionet.

“Përpamiu paska folur prapë. Shumë barrë të rëndë ia kanë lënë rrjeti kriminal dhe samilushtakët që herë pas here i shfaqen si fytyrë Urani. Ky klloun duhet vazhdimisht të sulmojë qeverinë që PDK të sigurohet se bllokohen prapë institucionet. PDK gjithnjë ka gjetur klloun të tillë. Këtë herë e ka Përpamiun.  Sa për popullin, ata vetë vendosin se çka e si duan. Po me siguri krimin e organizuar dhe samilushtakët nuk i duan”, ka thënë Mihali.

E gjithë përplasja mes Ramës e Mihalit nisi pas aksidentit tragjik në autostradë ku Rama e kritikoi Qeverinë e Kosovës. Rama deklaroi se qytetarët po paguajnë çmimin “me jetë dhe me taksa”, duke akuzuar pushtetin qendror për neglizhencë dhe reagim të vonuar ndaj problemit.

Në këto akuza e kundër-akuza u përfshi ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli dhe Mihali.

Mihali i kundërpërgjigjet Lushtakut: Për 1 vit që e ke mbajt armën, 20 vjet e ke grabitur popullin

18 min. më parë / 16 qer 2026 22:18
Dejona Mihali

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili e quajti si person me angazhim të dyshimtë në Kosovë dhe reagimin e filloi me “ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia”.

Mihali në reagimin e saj tha se Lushtaku "e ka mbajtur 1 vit armën në krah" duke iu referuar periudhës së luftës, dhe se "ai i ka dhënë të drejtën vetes të grabisë popullin e Kosovës për 20 vjet".

“Ti dhe soji yt që për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet, nuk i afroheni as të këmbët Aleksandrit dhe shokëve të tij. Se ata po i afrohen të 80-tave dhe kurrë nuk ia kanë punuar pas shpine as Shqipërisë as shqiptarisë. E kundërta, krejt jetën kanë punuar me nder. E ashtu do t'i mbyllin sytë, të nderuar. E ti? Çka me thënë njeriu për ty? Faqja e zezë. Ngado plaçk, haraç, dhunë, gangsterllëk, budallallëk, pisllëk. Veç ai vit i luftës, shyqyr zotit që e ke dhe atë. Por edhe për atë mbase me të pyet kur erdhe në luftë o zotëri? Në cilin muaj e vit?”, ka shkruar në reagimin e saj në Facebook, Mihali.