Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, të shtunën do ta presë në takim zëvendësndihmëssekretarin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare duke filluar nga ora 16:00.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër (e shtunë, 2 gusht) do të presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jason Baker. Pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00. Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.