Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marshi i 8 Marsit kundër dhunës patriarkale dhe në solidaritet me Palestinën

Latra Demaçi

Latra Demaçi në emisionin "tre8tre" në KTV

Latra Demaçi, aktiviste nga kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, ka njoftuar se marshi i këtij viti më 8 mars ka për thirrje kryesore ‘revoltimin për jetë me dinjitet’, në bazë të tri cështjeve kryesore.

Të martën në “tre8tre” të KTV-së, Demaçi ka thënë se këtë vit marshohet kundër dhunës gjinore dhe patriarkale, si dhe për solidarizim me popujt e shtypur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Demaçi ka njoftuar se më 8 mars marshohet nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Këtë vit revoltohemi për jetë me dinjitet në bazë të tri çështjeve apo shtyllave kryesore. Çështja e parë është revolta kundër dhunës patriarkale dhe gjinore të institucionalizuara dhe po ashtu të përditshme. Është e rëndësishme që dhuna gjinore dhe patriarkale të kuptohen si dhunë strukturore. Po ashtu ka qenë e rëndësishme për ne që reflektimi mbi dhunën gjinore të nisë prej përvojave tona personale. Nuk mund të kemi asnjë transformim shoqëror që nuk shkon krahas transformimit të kushteve materiale. Pika e tretë dhe e fundit është solidariteti me popujt e shtypur, gjegjësisht me Palestinën dhe jo vetëm. Nuk mund të kemi një jetë me dinjitet kur popujt në vendet e tjera të botës shtypen. Ky solidaritet nuk rrjedh vetëm prej një reflektimi të qëndrimeve tona parimore”, ka thënë ajo. 

Derisa ka folur për solidaritetin me popujt e shtypur, Demaçi e ka fajësuar Kosovën për heshtje politike sa i përket situarës në Gazë. 

“Jemi në një pikë politike ku Kosova jo vetëm se është bashkëfajtore për gjenocidin në Gazë sa i përket heshtjes politike, por është duke marrë pjesë aktivisht në mënyra ushtarake në mirëmbajtjen e rendit kolonial në Palestinë dhe në Gazë. Për ne pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, ky bord është një strukturë që ende nuk e ka artikuluar se si dëshiron të sjellë paqe dhe liri për popullin palestinez. Bordi i Paqes është një strukturë që po udhëhiqet prej figurave fashiste dhe të radhëve të Epsteinit, kështu që për ne është shumë vështirë për ta parë këtë strukturë si strukturë paqedashëse, si strukturë që dëshiron liri”, ka theksuar ajo.

VIDEO: