Procedura e fekondimit të asistuar mjekësor (IVF) në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë po shënon rritje të interesimit nga çiftet që përballen me infertilitetin. Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, ka bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 1 mijë e 300 konsultime, ndërsa janë kryer tetë transfere, prej të cilave tashmë është duke u përcjellë një shtatzëni në javën e 22-të.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Ndrejaj tha se kërkesa për procedurat e IVF-it është në rritje të vazhdueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri tash, këtë vit domethënë, ku veç konsulta i kemi 1300 raste që kanë ardhë, ri-konsulta 772, janë këto raste të cilat e tregojnë një numër që është në rritje, edhe kërkesa është gjithmonë, edhe gjithnjë në rritje për procedurat e IVF-it”, tha Ndrejaj.
Ai sqaroi se deri tani janë realizuar tetë transfere, ndërsa jo të gjitha shtatzënitë konfirmohen në Klinikën e Gjinekologjisë, pasi një pjesë e pacienteve zgjedhin të kontrollohen në institucione të tjera.
“Deri tash i kemi, këtë vit i kemi diku nja tetë transfere. Tetë transfere do të thotë që priten shtatzëni potenciale që, prej këtyre transfereve të ndodhin. Te ne nuk do të thotë që do të vijnë ato për me konfirmu shtatzëninë, mirëpo mund të konfirmojnë shtatzëninë diku tjetër. Te ne janë konfirmu disa mirëpo, disa kanë ecur, disa që përcillet. Një shtatzëni është te ne, përcillet domethënë, është në javën e 22-të, ndërsa të tjerat, janë konfirmu, disa s’kanë pasur sukses në javët e para kanë dështuar, disa të tjera ndërsa s’janë lajmëru fare”, theksoi ai.
Ndrejaj u bëri thirrje pacienteve që, edhe nëse e konfirmojnë shtatzëninë jashtë klinikës, ta njoftojnë institucionin në mënyrë që të krijohet një pasqyrë më e saktë për suksesin e programit.
“Nuk do të thotë që me një intervenim, fitohet një shtatzëni. Mirëpo na duhet ndoshta te një shtatzënë me muaj të tërë derisa të vije te një shtatzëni. Do të thotë, së pari bëhet ekzaminimi i pacientes, detektohet ose zbulohet shkaktari i infertilitetit, prej problemit që ka infertilitet. Pastaj nëse është problem diçka organik, ndonjë masë tumoroze ose ndonjë masë cistike ose pengesë organike në organet gjenitale, bëhet intervenimi kirurgjik që merr disa muaj. Pastaj nëse kemi diçka probleme me çrregullimet hormonale, intervenohet do të thotë jepet terapia hormonale derisa të rregullohen menstruacionet. Pastaj vjen stimulimi, me stimulim që zgjat dy javë derisa të formohen, krijohen ovocitet, qelizat. Pastaj marrja e qelizave, pastaj mbarësimi ose bashkimi i tyre jashtë, në laborator, pastaj vjen transferi. Do të thotë te një paciente nëse ka probleme pak më serioze me infertilitet, derisa të vije te një shtatzëni zgjat me muaj", tha Ndrejaj.
Ai shtoi se edhe kur arrihet shtatzënia, nuk përjashtohet mundësia e humbjes së saj në fazat e hershme.
Duke folur për kapacitetet e Klinikës së Gjinekologjisë, Ndrejaj tha se aktualisht ekzistojnë kushte të mjaftueshme për t’iu përgjigjur kërkesave të pacienteve.
“Kemi mjaftueshëm kemi staf. Reparti është i mjaftueshëm për këto kapacitete, për këtë numër të pacientëve. Ndërsa nëse vije deri te rritja ose numrit të pacientëve, atëherë do të bëhet klasifikimi ose mundësia do të rritet, do të shtohet stafi i mjekëve ose numri në repart. Shikohet ndoshta të shtohet edhe ndonjë repart tjetër. Mirëpo njëherë për njëherë i kemi kushtet optimale edhe të mjaftueshme për trajtimin e këtyre pacientëve që janë me problemet e infertilitetit”, shtoi Ndrejaj.