Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar për një aksion të zhvilluar në Komunën e Zveçanit për rikthimin në pronësi shtetërore të një objekti të uzurpuar nga strukturat paralele në veri.
Në njoftimin e MBPZHR-së thuhet se objekti, i cili deri më tani shfrytëzohej jashtë administrimit institucional, i është kthyer në menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përmes këtij procesi po bëhet riorganizimi i hapësirave institucionale dhe orientimi më efikas i resurseve financiare, me qëllim që mjetet publike të ridrejtohen drejt investimeve konkrete për fermerët dhe zhvillimin e sektorit bujqësor”, thuhet në njoftim.
MBPZHR-ja tutje ka theksuar se synon që gradualisht institucionet vartëse të zhvendosen në objekte publike.