Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Pejë për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një person në Pejë me inicialet A.B. është ndaluar për 48 orë për veprën “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar edhe pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti penal.