Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mediat largohen nga seanca gjyqësore për Ivanoviqin

Me thirrjet se mediat do dërgohen në institucionet përgjegjëse për to, ka nisur seanca e radhës për vrasjes e Oliver Ivanoviqit.

Gjyqtari, Valon Kurtaj ka thënë se ato kane publikuar në tërësi dëshmitë e dëshmitarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka larguar kamerat nga salla duke lënë brenda vetëm gazetarët e monitoruesit, dhe duke thënë se duhet të kenë kujdes në publikimin e dëshmisë.

Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Ivanoviq, deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast, sipas Prokurorisë, janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.

Ivanoviqi ishte vrarë më 16 janar të 2018-s, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.