Pas gati 4 orë debat mes pozitës e opozitës me 15 vota për e 12 kundër e asnjë abstenim ka kaluar propozimi për vendim paraprak për dhënien e pronave të paluajtshme të komunës së Drenasit në shfrytëzim afatgjatë për persona fizikë dhe juridikë deri në 99 vjet.
PDK-ja në Drenas e ka humbur betejën ndaj ekzekutivit të Ramiz Lladrovcit, për t’i dhënë në shfrytëzim afatgjatë 27 prona komunale.
Kjo parti e kishte bllokuar herën e kaluar këtë pikë të rendit të ditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në seancën e Kuvendit Komunal të së enjtes, dy nga asambleistët që seancën e kaluar votuan kundër propozimit për dhënien e pronave të paluajtshme në shfrytëzim afatgjatë për persona fizikë e juridikë për 99 vjet, seancën e së enjtes ndryshuan mendim.
Me votat e Zeqir Hasit nga Partia Demokratike e Xhavit Drenorit nga “Green për Drenasin” që është në listë me Lëvizjen Vetëvendosje, kaloi kësaj radhe kjo pikë e rendit të ditës.
Por para se të hidhej në votim, përplasje verbale pati mes kryetarit Lladrovci dhe asambleistit të PDK-së, Driton Ajazi.
Paraprakisht kryetari Lladrovci, anëtarëve të Kuvendit Komunal ua kërkoi votën.
Kundër kërkesës së kryetarit Lladrovci ishin disa nga asamblistët.
E përveç kësaj pike, me 25 vota për, asnjë kundër e 2 abstenime u miratua edhe raporti përfundimtar i komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore vlera e të cilës ishte rreth 1.5 milionë euro.
Në zgjedhjet e fundit lokale, PDK-ja nuk e kandidoi Lladrovcin për kryetar të Drenasit, pas të cilit vendim ai krijoi subjekt më vete, me të cilin e fitoi garën.