Mijëra njerëz janë mbledhur në takimin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka thirrur me diasporën shqiptare në Greqi të dielën në stadiumin “Galatsi” të Athinës.
Me të hyrë në stadium, Rama u prit me brohorima. U ngrit në këmbë për t’i përshëndetur të pranishmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri i Shqipërisë ka paralajmëruar një sërë vizitash në vende të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, ndërsa e ka nisur me emigrantët që jetojnë në Greqi.
Rama në këtë takim po shoqërohet nga ministria, politikanë e anëtarë të kabinetit.
Greqia ka forcuat masat e sigurisë për vizitën e tij, duke i ofruar edhe veturë të blinduar. Ka pasur frikë se situata mund të përshkallëzojë. Megjithatë, Rama e ka bërë të qartë se këtë vizitë po e bën vetëm për shqiptarët, dhe jo për të ndërhyrë në punët e brendshme të Greqisë, në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.