Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MINTI kërkon nga operatorët që të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg

qumesht

Ministria a Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka kërkuar nga operatorët ekonomikë që merren me produkte të qumështit, që bazuar në ligj të paraqesin qartë specifikat në treg. 

MINTI ka kërkuar që deklaracioni i  produktit në  gjuhën zyrtare, që është i vendosur në paketim, të paraqesë qartë dhe lexueshëm specifikat si: Me bazë shtazore (100%), me bazë bimore dhe me bazë të qumështit pluhur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu u është kërkuar subjekteve që bëjnë shitje me pakicë, të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive: produkte të qumështit me bazë shtatore, me bazë bimore dhe me bazë të qumështit pluhur. 

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese. Ne rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi”, ka njoftuar MINTI.