Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në vikend do të ketë kushte stabile meteorologjike dhe temperatura tipike verore.
Sipas IHMK-së të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31-34°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë të dielën do të mbajë mot me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s”, thuhet në njoftim.