Arbëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

moti

Moti sot parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. 

Temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë celsius, e maksimalet mes 22-26 gradë. 

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.