Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muhaxheri: S’pres që partitë politike të merren vesh për presidentin

Artan Muhexheri

Analisti politik, Artan Muhaxheri, ka thënë se nuk pret që partitë politike të merren vesh për çështjen e presidentit. 

Sipas tij ende është duke vazhduar fajësimi reciprok në mes të pushtetit dhe opozitës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky do të ishte skenari ideal, por për fat të keq nuk shoh ndonjë mundësi të normalizimit të skenës politike, të sjelljeve të duhura, të kompromiseve realiste që çdo politikan normal i bën në punën e tij, pra të marrëveshjeve, të gatishmërisë, të vullnetit”, është shprehur Muhexheri në emisionin “60 Minuta” në KTV. 

Ai ka thënë se më e keqja është neglizhenca me të cilën partitë politike janë duke e trajtuar këtë çështje. 

“Po vazhdon ende ky fajësimi reciprok, po hymë tash në vitin e dytë që Vetëvendosja thotë i ka fajet opozita, opozita thotë i ka fajet Vetëvendosja, dhe nuk shoh ndonjë mençuri, ndonjë maturi, ndonjë ide, dhe me e keqja është kjo neglizhenca, pra me sa lehtësi e trajtojnë këtë temë edhe pa kurrfarë urgjence”, ka theksuar Muhaxheri. 

Ai ka thënë se këto ditë është dashur që opozita të ketë takime mes vete si dhe të planifikohen takime mes opozitës dhe kryeministrit Albin Kurti. Sipas Muhaxherit është dashur që të ketë të formuara edhe grupe punese nga të gjitha palët. 

Ai ka thënë se marrëzia më e madhe është se të gjitha palët nuk po marrin mësime nga gabimet. 

“E njëjta gjë ishte vitin e kaluar me zgjedhjen kryeparlamentarit, ajo bllokadë e kotë në fund u zgjodh”, ka deklaruar Muhaxheri.

Muhaxheri: Palët të lëshojnë pe për presidentin, ndryshimin mund ta bëjë Kurti nëse dëshiron

Ai ka vlerësuar se të dyja palët duhet të lëshojnë pe, por sipas tij ndryshimin do të mund ta bëjë Kurti me ndonjë kompromis. 

“Barrikadimi në pozicione nuk jep rezultat ... kështu po e bllokojnë njëra-tjetrën, është e qartë që palët po dëshirojnë të vazhdojë kjo bllokadë ... Kështu nuk ka asnjë logjikë, kështu po shkojmë deri te konsumimi i 34 ditëve, pastaj zgjedhje të reja, por çfarë ndodh më pas, nuk mund të ketë ndryshime tronditëse në rezultat, nuk mundet Vetëvendosja të bie në 10 për qind e PDK-ja e LDK-ja t’i marrin nga 35 për qind, pra rezultatet do të jenë të përafërta”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se nuk e di ku e ka parë Vetëvendosja këtë model që të mos bëjë asnjë kompromis. 
Sipas tij ndryshimin do të mund ta bënte Kurti, pasi e ka shumicën. 

“Ndryshimi mund të bëhet vetëm nëse dëshiron Albin Kurti, askush tjetër nuk mund ta bëjë ndryshimin sepse ai e dominon skenën politike, ai i ka numrin absolut më të madh të votave, dhe ai mund ta bëjë me një kompromis të vogël”, ka deklaruar Muhaxheri.   

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka nxjerr një aktgjykim me të cilin i ka dhënë kohë Kuvendit 34 ditë për ta zgjedhur presidentin e ri të shtetit. Në të kundërtën, sipas aktgjykimit, Kuvendi shpërndahet dhe organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.

Nëse nuk do të ketë president brenda kësaj periudhe të përcaktuar nga Kushtetuta, atëherë bazuar në afatet e përshkruara në aktgjykim, deri më 7 qershor qytetarët duhet t’i drejtohen kutive të votimit.

Me gjithë reagimet politike se dekreti ishte ose jo kushtetues, Presidenca pas aktgjykimit ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani e ka “mirëpritur” aktgjykimin e Kushtetueses, nëpërmjet të cilit i është rrëzuar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit. Megjithëkëtë, në deklaratën e lëshuar pas shpalljes së aktgjykimit, është thënë se ai “konfirmon argumentet juridike të dorëzuara nga Presidenca në Gjykatën Kushtetuese rreth këtij rasti, si dhe konfirmon se presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese”.