Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati: Cilido vendim ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ketë ndikim në skenën politike

Valon Muratii

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka vlerësuar se cilido qoftë vendimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi që po gjykohen në Hagë, do të ketë ndikim në skenën politike të Kosovës.

Murati në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se ndikimin më të madh natyrisht do ta ketë Partia Demokratike e Kosovës edhe nëse ata nuk i kthehen jetës politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një tjetër variabël që prek mundësitë e ndryshimeve është se çka do të ndodhë me vendimin e Dhomave të Specializuara në shtator, cili do të jetë vendimi. Por cilido që të jetë vendimi do të ketë një ndikim në skenën politik, qoftë nëse krerët kthehen. Do të jetë e rëndësishme për PDK-në nëse kthehet Hashim Thaçi e Kadri Veseli edhe nëse nuk futen në politikë, ndikimi do të jetë edhe nga energjia që do të jap kthimi i tyre”, ka thënë Murati.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës e ka vënë re ndikimin e mungesës së Thaçit e Veselit për shkak se lidershipi i ri nuk ka arritur të prodhojë politikë dinamike.

“PDK-ja është penalizuar që nga marrja e tyre dhe i tërë ky proces, sepse nuk ka mundur të krijojë një lidership që do të prodhonte politikë dinamike. Nuk është e lehtë të udhëheqësh në parti të tillë kur ti e di se dikush tjetër është më i rëndësishëm se ti por ai nuk është aty. Për Kosovën është shumë e rëndësishme të lirohen, për fatin tonë për historinë tonë”, ka potencuar Murati.

Murati ka vlerësuar se megjithatë, cilido qoftë vendimi i Speciales, Partia Demokratike e Kosovës duhet të bëjë një konsolidim të partisë. Sipas tij është e çuditshme që ky subjekt politik të qëndroj i heshtur në tërë këto zhvillime politike.

Pas shkuarjes së Thaçit e Veselit në Hagë, PDK-ja kishte kryetar Memli Krasniqin. Ai më vonë u tërhoq nga ky post dhe pas zgjedhjeve të brendshme, udhëheqjen e mori Bedri Hamza.

Zgjedhje të sërishme e të quajtura të rregullta, janë paralajmëruar në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, 16 shtatori është përcaktuar si data e shpalljes së vendimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Paraprakisht, data finale brenda së cilës pritej vendimi ishte 20 korriku.


Murati: Kam frikë që shpejt do të futemi në bllokadën e ardhshme

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka thënë se duke u bazuar në rezultatet që kanë marrë partitë politike në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk duket që do të ketë marrëveshje mes partive politike për çështjen e presidentit apo edhe për formimin e qeverisë.

Murati në emisionin “Konfront” në KTV, është shprehur pesimit që do të ketë zhbllokim të situatës kësaj radhe. Sipas tij, sërish do të ketë situatë të njëjtë, me Qeveri në detyrë, e vendime që presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Edhe rezultati i zgjedhjeve edhe dalja në zgjedhjet e fundit ishte njëfarë mesazhi i qytetarëve për të gjithë. Megjithatë kam përshtypjen që rezultati është i atillë që nuk garanton zhbllokim të situatës. Kam frikë që shumë shpejt do të futemi në bllokadën e ardhshme”, ka deklaruar Murati.

Murati ka deklaruar se vendi megjithatë është në një situatë në të cilën nuk ka qenë ndonjëherë më parë dhe sipas tij më e natyrshme do të ishte po të zgjidhej fillimisht presidenti e pastaj të procedohet me formim të Qeverisë.

“Njëri skenar është që shumica aktuale, Lëvizja Vetëvendosje, mund të procedojë duke e zgjedhur kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Ne jemi në një situatë në të cilën nuk kemi qenë më herët, të pashkelur, qoftë në planin kushtetues politik e juridik. Nuk kemi një president, kemi pasur zgjedhje dhe tash mund të futemi në zgjedhjen e qeverisë e kryetarit të Kuvendit dhe pastaj kryetari i Kuvendit na shndërrohet në president. E natyrshmja do të ishte që të zgjidhet presidenti dhe pastaj të procedohet me qeverinë”, ka potencuar Murati.

Sipas Muratit, kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk duket që do të lëshoje pe pavarësisht çfarë emri të fuqishëm do të mund të propozonte opozita.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Deri më 7 gusht, deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit.

Me themelimin e parlamentit i hapet rruga krijimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit.

Legjislatura e kaluar nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri, çka vendin e çoi në zgjedhje të parakohshme.