Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie të mëtejshme, duke e çuar naftën në nivelin më të ulët që nga fillimi i muajit mars.
Sipas çmimeve të publikuara të mërkurën nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta do të tregtohet me 1.47 euro për litër, benzina me 1.39 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimet e naftës në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit, duke shënuar një ngritje madje prej rreth 20 centësh për litër brenda vetëm dy ditësh.
Megjithatë, armëpushimi i arritur mes Iranit dhe SHBA-së, i cili do të nënshkruhet zyrtarisht këtë javë, ka bërë që në tregjet ndërkombëtare të ulet çmimi i naftës dhe kjo po reflektohet edhe në Kosovë.