Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi i naftës të mërkurën ka shënuar rritje për një cent.
Derisa të martën çmimi ka qenë 1.68 euro për litër, të mërkurën është 1.69 euro.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për një cent është shtrenjtuar edhe benzina. Të mërkurën çmimi për një litër benzinë është 1.50 euro ndërkohë që të martën një litër benzinë ka kushtuar 1.49 euro.
Gazi është liruar për një cent. Një litër të mërkurën kushton 0.82 euro, kurse të martën ka qenë 0.83 euro.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.