Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se të martën qytetarët dhe përgjegjësit e mirëmbajtjes së varrezave, në Mitrovicë të Veriut, kanë hasur në eshtra (mbetje mortore) që potencialisht thuhet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës.
Informacioni thuhet se është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës.
“Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar, dhe pas konstatimit nga eksperti mjeko- ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje”, thuhet në njoftim.