Arbëri

Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit

veri-protesta pro vuciqiqt

Në Mitrovicën e Veriut qindra serbë kanë protestuar në mbështetje të pushtetit në Serbi, përballë protestuesve që kanë dalë rrugëve tash e nëntë muaj kundër regjimit atje.

“Mitrovica e do një Serbi stabile dhe të fortë” ishte baneri kryesor në protestë.

Siç ka shkruar mediumi në gjuhën serbe, “kossev.info” në tubim janë parë edhe liderë të Listës Serbe.

Përreth protestuesve janë parë njësitet e Policisë së Kosovës.

Tubime të tilla ka pasur edhe nëpër qytete të Serbisë të shtunën. Siç kanë protestuesit, ata janë qytetarë që janë kundër bllokadave nga studentët dhe opozitarët. Megjithatë marshe nuk ka pasur në disa qytete të mëdha.

Protestat kanë nisur tash e nëntë muaj në Serbi, me kërkesë kryesore përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Studentët që kanë protestuar masivisht i konsiderojnë të pashmangshme zgjedhjet e reja, pasi thonë se pushteti aktual nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.

E së fundmi situata ka eskaluar, pasi ka pasur protesta edhe në mbështetje të regjimit në Serbi dhe përleshje mes grupeve.