Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka konfirmuar hyrjen në fuqi të sistemit të ri Entry/Exit (EES) më datën 12 Tetor 2025, i cili eliminon nevojën për vula.
Ky sistem digjital do të regjistrojë automatikisht hyrjet dhe daljet në zonën e BE-së për të gjithë shtetasit jo-BE, duke eliminuar nevojën për vula në pasaportë dhe duke përdorur teknologjinë për të regjistruar të dhënat biometrike.
“Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës lidhur me rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025. Udhëtarë drejt Evropës? Kujdes! Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE. Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale.”, thuhet në njoftim.