Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka parashikuar se lufta në Iran do të mbarojë shpejt dhe ka thënë se shumica e njerëzve "e kuptojnë" qëllimin e tij për t'u dhënë fund ambicieve bërthamore të Teheranit.
Komentet e tij vijnë pasi Irani ka thënë se një propozim i SHBA-së për t'i dhënë fund luftës "është ende duke u shqyrtuar".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia amerikane e lajmeve Axios ka raportuar se Shtëpia e Bardhë beson se mund të jetë duke u afruar me një memorandum mirëkuptimi prej 14 pikash me Iranin, i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara bërthamore.
Një anëtar i lartë i parlamentit të Iranit e ka hedhur poshtë atë si një "listë dëshirash", ndërsa një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ka thënë se Teherani do të ndajë pikëpamjet e tij për propozimin e SHBA-së me ndërmjetësit pakistanezë.
Ministri i jashtëm i Pakistanit ka thënë ndërkaq se vendi i tij po "përpiqet ta shndërrojë këtë armëpushim në një përfundim të përhershëm të kësaj lufte".
Në raportin e tij, Axios e përshkruan memorandumin si një dokument 14 pikash, i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara bërthamore.
Ndër dispozitat që rendit janë një pezullim i pasurimit bërthamor iranian, heqja e sanksioneve dhe rikthimi i tranzitit të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ai ka cituar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera, të gjithë të paidentifikuar, të cilët i kanë përshkruar si të informuar mbi çështjet. Këto burime raportohet të kenë thënë se shumë nga kushtet e përcaktuara në memorandum do të varen nga arritja e një marrëveshjeje përfundimtare.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se dy burime të informuara mbi ndërmjetësimin midis SHBA-së dhe Iranit kishin konfirmuar informacionin e raportuar fillimisht nga Axios, por propozimi nuk është paraqitur publikisht.
Duke folur gjatë një eventi virtual të mërkurën në mbrëmje, Trumpi u ka thënë republikanëve në shtetin e Xhorxhias se ishte optimist se lufta do të përfundonte së shpejti.
Ai ka shtuar se shumica e njerëzve e kuptuan se kishte të drejtë t'i mohonte Iranit mundësinë për të pasur një armë bërthamore.