Ka nisur takimi i përbashkët mes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe subjekteve politike.
Takimi u ftua nga Konjufca për organizimin e seancës konstituive më 15 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takim po merr pjesë zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Nitaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputetë të pakicave, Fikrim Damka, Duda Balje e Nenad Rashiqi.
Seanca e 15 prillit do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në sallë, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetja më e re, Sala Jashari e Partisë Demokratike të Kosovës.